Viti shkollor përfundon më 10 qershor, do të ndryshohen programet mësimore

Në seancën e tretë të djeshme, e cila u mbajt përmes video-konferencës, Qeveria miratoi Vendim për përcaktimin e numrit të ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat ​​fillore në kushte emergjente.

Me këtë vendim, numri i ditëve të mësimit në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat ​​fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme është përcaktuar në 172 ditë mësimi, që do të thotë se pushimet dimërore të nxënësve do të zgjasin deri më 1 shkurt 2022, kurse viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor 2022.

Vendim me të njëjtën përmbajtje është marrë edhe për shkollat ​​e mesme, që do të thotë se në këto institucione arsimore numri i ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat ​​e mesme në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme është përcaktuar në 172 ditë mësimore, gjegjësisht 158 ​​ditë mësimore, përcjell INA.

Ditët për vitin e fundit të arsimit të mesëm pushimi dimëror i nxënësve do të zgjasë deri më 1 shkurt 2022, ndërsa viti shkollor përfundon më 10 qershor.StrugaLajm

Vendimi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat ​​fillore dhe të mesme për 1 shkurt të këtij viti është marrë në seancën e kaluar të Qeverisë dhe me rekomandim të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi ndodhet në kulmin e infeksionit.

Vendimi i fundit mundëson përshtatjen e duhur të planprogrameve për të përmbushur datën 10 qershor si afat i fundit për përfundimin e vitit shkollor. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...