Vjehrri vret dhëndrin pranë gjykatës së Tiranës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në një lokal pranë gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 4 deri 5 herë ndaj Nexhpi Picarit, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin. Picari është ekzekutuar nga ish-vjehrri i tij. Dyshohet se autori ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar 4 deri 5 herë ish-dhëndrin.

Picari ishte në proces divorci me bashkëshortën dhe ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin Adriatik Cama. Ky i fundit ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet tani në spital duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...