Vjosa Osmani Kryeparlamentare, Glauk Konjufca ministër i jashtëm!

Albin Kurti ka arritur të bindë Isa Mustafën që të arrihet marrëveshja për formimin e “Qeverisë Kurti”. Dallime kishte për më shumë se 118 ditë .
Sot në publik përmes një shkrimi analitik reagoj edhe Akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja, i cili ftojë palët për bashkim e për tejkalim të ndasive për hatër të Kosovës, për të mirë të qytetarëve të saj e të kombit shqiptar.
Sips burimeve të MekuliPress, më në fund, është arritur pajtueshmëria që Kosova të qeveriset nën udhëheqjen e intelektualit të pakorruptuar e të dëshmuar, Albin Kurti (VV)

Qeveria Kurti në hapsirën publike mbarëshqiptare njihet edhe si “Koalicionit të Shpresës”.

Burime të sigurta të MekuliPress kanë thënë se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa pritet të nënshkruhet që nesër ose pasnesër.Poashtu MekuliPress mëson se Glauk Konjufca do të rreshtohet në MPJ, ndërsa Vjosa Osmani do të jetë Kryeparlamentare.
Presidenti i Kosovës do të jetë popullor, pra nuk do të vie nga asnjë parti politike dhe do të jetë simbol i bashkimit dhe i mirëkuptimit nga të gjitha shtresat e shoqërisë si dhe nga të gjitha kulturat e ndryshme që jetojnë në Kosovë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...