Xhaferi: Dy e treta e deputetëve janë vaksinuar deri në orën 16, për tri javë normalizim të punës së Parlamentit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për emisionin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5, deklaroi se te deputetët ka interesim të madh që të vaksinohen dhe se pret puna e Parlamentit të normalizohet kah mesi i majit.

“Dy e treta e deputetëve janë vaksinuar deri në orën 16. Nuk kam informacione edhe sa janë vaksinuar deri në orën 18. Por, interesimi për vaksinim te deputetët është i madh”, tha Xhaferi.

Ai nuk deshi ta komentojë deklaratën e deputetët Pavle Trajanov se në mesin e parlamentarëve “ekziston dëshpërim” që ishin vaksinuar me “Sputnik V”, ndërsa iu ishte premtuar se do ta marrin vaksina “Fajzer”.

“Nuk ka premtim të tillë. Është me rëndësi që vaksinat të jenë efikase. Nuk duhet të politizohet imunizimi”, theksoi Xhaferi, në pyetjen se a pajtohet që është vaksinuar me vaksinën ruse “Sputnik V”.StrugaLajm

Xhaferi potencoi se edhe pse deputetëve iu ishte ofruar që të imunizohen më herët, ata ia kishin lënë radhën e tyre grupeve të rrezikuara. Në Kuvend së pari ishin vaksinuar shërbimet kuvendore sepse dy të punësuar në shërbimet kanë ndërruar jetë si pasojë e Kovid-19.

“Pres që puna e Parlamentit të normalizohet kah mesi i majit. Të kthehemi në kushte normale të punës, në sallën e paraparë për mbledhje plenare ku ka sistem për votim elektronik”, tha Xhaferi.

Ai e përsëriti edhe një herë qëndrimin se dy deputetë në skafander kanë votuar sepse këtë ua mundëson protokolli për punë të Kuvendit i përgatitur nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Xhaferi theksoi se gjatë pandemisë shumë parlamente evropiane kanë vendosur që të punojnë onllajn dhe ai ka dashur të vendoset që të punohet ashtu edhe në Kuvendin tone, prandaj ka përgatitur Propozim-Rregullore, por pas 3.000 amendamenteve të dorëzuara nga opozita, ai e ka tërhequr propozimin e tij.

In : Aktuale

Loading...
loading...