Xhamia në Zvicër: I mbledhin 750 mijë franga për një natë, mbetet edhe një shumë e vogël

Lajmërim dhe ftesë për ndihmë!
Vëllezër dhe motra, siç jeni njoftuar në lajmërimin paraprak, të shtunën me datën 18.11.2017 kemi bërë organizimin e madh në lidhje me projektin për blerjen e xhamisë.

Me gëzim të madh ju njoftojmë se ajo natë ka qenë një ndër netët më të veçanta për myslimanët në Zvicër dhe për xhematin e xhamisë Teuhid në veçanti.

Fillimisht, ne si kryesi së bashku me hoxhën, nuk dimë si t’i falënderojmë vëllezërit dhe motrat për këtë kontribut të madh, pos duke lutur Allahun të ju jap begati në këtë jetë dhe xhennetin në botën tjetër.

Atë natë xhemati ynë i mrekullueshëm ka premtuar gjithsej 750 mijë fr.

Detajet e asaj nate:

550 mijë fr të gatshme.

100 mijë fr me afat njëvjeçar.

100 mijë fr të huazuara.

Çfarë ka mbet për t’u bërë në vazhdim?

Për të realizuar komplet këtë projekt madhështor, na mbeten t’i bëjmë edhe këto hapa:

1. Na duhen edhe 150 mijë fr për të kompletuar blerjen e xhamisë, pasiqë pare të gatshme i kemi:

550 mijë plus 100 mijë të huazuara=650 mijë.StrugaLajm

2. Pasi të plotësohet kjo shumë, pra të mblidhen 150 mijë fr, na duhen edhe 120 mijë fr për renovim të objektit dhe përgatitjen e tij.

Edhe njëherë kërkojmë ndihmën e vëllezërve dhe motrave e sidomos atyre që nuk kanë kontribuar akoma, në mënyrë që të rrumbullaksohet kjo nismë e hajrit me lehtësi dhe sukses, e mos të dështojmë për 10% e mbetur.

Kush dëshiron të kontribuojë, mundet ta bëj këtë direkt duke kontaktuar me hoxhën ose cilindo vëlla nga kryesia, apo përmes gjirollogarisë së xhamisë.

Info:

IBAN Nr: CH12 0070 0110 0042 2251 4

Jugendverein Tawhid

Härdlistrase 10

8957 Spreitenbach

Allahu ju dashtë, ua shtoftë pasurinë dhe bereqetin në të.

Hoxhë Xheladin Leka

In : Aktuale

Loading...
loading...