Zaev bëhet pjesë e fushatës në Shqipëri, bën thirrje që të votohet Edi Rama

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, bëhet pjesë e fushatës elektorale në Shqipëri, duke iu bërë thirrje të gjithë maqedonasve në Shqipëri që të votojnë për Partinë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama dhe kandidatin për deputet maqedonas Vasil Sterjovski, i cili prej dy vitesh është deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

StrugaLajm

“Në lisën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita  kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që në  25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, shprehet Zaev.StrugaLajm

Kujtojmë që pas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Zaev është kryeministri i dytë që bëhet pjesë e fushatës elektorale në Shqipëri.

In : Aktuale

Loading...
loading...