Zaev: Ne jemi fitues më 12 prill

LSDM-ja mbrëmë në Kongresin e partisë në Shkup i publikoi bartësit e listave dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Siç kumtoi mbrëmë në konferencë për media lideri i partisë Zoran Zaev, përveç katërshes bartës i listës do të jetë ai, në njësinë e parë zgjedhore bartës i listës do të jetë shefi aktual i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, kryeministri teknik Oliver Spasovski në të dytën, sekretari i përgjithshëm i partisë Lupço Nikollovski në të tretën, pesëshen do ta udhëheqë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë lideri i Lëvizjes Besa, Billall Kasami. Sipas paralajmërimeve të liderit të partisë Zaev dhe të zëvendëskryetares së LSDM-së, Shekerinska të dhëna në konferencën për shtyp mbrëmë në selinë e partisë, në secilën njësi zgjedhore partia do të shkojë me dy bartës të listave – burrë dhe grua. Kështu në listën për njësinë e parë zgjedhore tandem me Nikolla Dimitrovin është Milla Carovskën, në të dytën pas Oliver Spasovskit është Sonja Llukarevska, në të tretën e dyta në listë është Jagoga Shahpaska, në të katërtën bashkë me Zoran Zaevin bartëse është Sonja Mirakovska, në të pestën tandem me Shekerinskën është Jovan Mitrevski, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore të cilën do ta udhëheqë Kasami, e dyta në listë është Fanica Nikollovska.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...