Zbardhet dëshmia e policit në Strugë /Me urdhër partiak kanë bërë presion për të votuar kundër Ziadin Selës në Strugë

Komandantë të MPB-së, në vitin 2013 në Strugë kishin kërkuar mbështetje për kandidatin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Ish-pjesëtari i departamentit të trafikut pranë MPB-së në Strugë, Boban Gjeorgjievski në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Titanik” rrëfente se si në zgjedhjet lokale në vitin 2013 në Strugë kishte pranuar urdhra nga shefat e tij që të ndalojë dhe legjitimojë automjete i cili pastaj i kishte dërguar në kontroll teknik ku edhe ishte shefi.

“Unë qarkulloja me motoçikletë. Pasi ua merrja dokumentet automjetet i dërgoja në kontroll teknik ku gjendej shefi. Pasi Struga është qytet i vogël pastaj e kuptova shkakun se pse janë marrë dokumentet, gjegjësisht kjo bëhej që pastaj ata persona të thirreshin në polici ose në objekte të tjera publike që t’iu tregonin se për kë të votonin, në të kundërtën do të dënoheshin. Bëhej fjalë për kandidatin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Vllado Koçovski. Prania e policisë nga Shkupi në Strugë sipas mendimit tim ishte për frikësimin e popullatës”, deklaroi dëshmitari Gjeorgjievski.

Deklararat e policit të trafikut nga Struga, në rrëfimin e tij të sotëm në Gjykatën Penale në Shkup i konfirmoi edhe dëshmitari Beqir Beqirovski i cili tha se në vitin 2013 i ishte marrë patenta e shoferit dhe pastaj ishte thirr për bisedë.

“Në mars-prill të vitit 2013 kisha probleme me policinë, me komandantë, me DAP-in. Prej kur më është marrë patenta e shoferit të nesërmen më thirri në një kafene komandanti Zoran Ratkushinovski, aty ishte edhe Kërste Mukovski. Komandanti më tha se nëse e udhëheq procedurën sipas tyre do të jem i mbrojtur si ‘arushë e bardhë’. Personat kërkonin nga unë të votoj për VMRO-DPMNE-në”, deklaroi dëshmitari Beqirovski.

Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup dëshmuan edhe ish-pjesëtarë të MPB-së, të cilët në zgjedhjet lokale të vitit 2013 nga Shkupi ishin dërguar në detyra pune në Ohër.

Loading...
loading...











Loading…


loading…