Zekolli: Sela dëshiron të bëhet pjesë e Qeverisë

Ish-diplomati dhe analisti politik Arsim Zekolli ka deklaruar se kërkesa e opozitës shqiptare për Qeveri ekspertësh është një mënyrë se si ata kërkojnë që në mënyrë indirekte për tu bërë pjesë e Qeverisë.

Sipas tij, kërkesa e ASH-së për Qeveri ekspertësh është një nga mënyrat se si partitë mund të bëhen pjesë e shumicës nëpërmes bodrumeve. Për Zekollin kjo është kërkesë absurde dhe jo bindëse.

“Kërkesat për qeveri eksperte, teknike janë përpjekje për të hyrë në mënyrë indirekte, përmes bodrumit, në Qeveri, por janë tejet jobindëse për pyetjen e thjeshtë: A ka në vendin tonë ekspertë që nuk janë të lidhur direkt apo indirekt me ndonjë nga parti ekzistuese? Dyshoj”, thotë ai, përcjell PRESSonline.mk

Aleanca për Shqiptarët kërkon të ketë qeveri teknike, konfirmoi kryetari i partisë Ziadin Sela, pasi nënkryetari Arben Taravari përmes rrjeteve sociale dje kërkoi krijimin e një pushteti të tillë ekzekutiv për tejkalimin e situatave në vend.StrugaLajm

Sipas Selës, ekzistojnë më shumë argumente pse duhet të formohet qeveri e re teknike për të drejtuar vendin.

“Qeveria aktuale e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet, pasi ai nuk është zgjedhur përmes zgjedhjeve. BDI nuk ka legjitimitet, sepse premtonte kryeministër të parë shqiptar, por atë nuk e përmbushi. Këtu janë edhe problemet me ndryshimet kushtetuese, procesi i udhëheqjes së vendit në negociatat me Bashkimin Evropian, mosfunksionaliteti i shtetit për shkak të korrupsionit e shumë punë të tjera”, tha Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...