Zgjedhjet lokale partitë nisin kalkulimin me emrat për Strugën, Tetovën, Çairin

Edhe pse kanë mbetur edhe më shumë se 7 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale partitë politike kanë filluar të kalkulojnë me emrat e mundshëm që do t’i prijnë garës zgjedhore. Në bllokun shqiptar beteja kryesore zhvillohet për Çairin, Tetovën, Gostivarin, Strugën dhe Dibrën. Opozita ASH-AAA ka konfirmuar emrin e Bekim Sali si kandidat për Komunën e Çairit, ndërsa kryetari aktual i Çairit Visar Ganiu konfirmoi ambiciet për tu ri kandiduar si kandidat i BDI-së.              

 “Kuptohet që zgjedhjet lokale po afrohen, unë çdo herë mundohem deri në fund për të pambushur të gjitha premtimet që kam dhënë para elektoratit dhe kam marrë besimin që deri në këtë moment të udhëheq. Kuptohet që dëshira ime është për tu kandiduar por aty do të vendosin organet e partisë dhe fjala e fundit do të jetë edhe e kryetarit tonë.”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.  StrugaLajm

Mgid

Emra të shumtë ditëve të fundit në media janë përmendur edhe për komunat tjera shqiptare. Ambicie për ri kandidim ka shprehur edhe kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, si kandidate e BDI-së.StrugaLajm

Ndërsa PDSh po shqyrton mundësinë e kandidimit të ish kryetarit të kësaj komune Sadi Bexheti. Ende nuk është bërë e ditur nëse do të rikandidojnë Arben Taravari për Gostivarin dhe Ramiz Merko për Strugën. Edhe në bllokun politik maqedonas pritet e ashpër mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ditë më parë ka numëruar komunat ku është i kënaqur nga puna e kryetarëve, por shtoi se megjithatë reagimet e popullit do të përcaktojnë nëse ata sërish do të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai u shpreh se do të qëndroj pas kandidatëve aktuale të kryetarëve të Komunave Vallandovë, Bogdanc, Dojran, Konçe, Koçan, Shtip, Nagoriç i Vjetër, Krushevë, Mavrovë, Rostushë, Demir Kapi, ndërsa siç mësohet kandidat të ri do të ketë në Kumanovë dhe Shkup. 

Nga VMRO-DPMNE akoma nuk janë publikuar emra konkret për shkak të zhvillimeve brenda këtij subjekti, pasi një grup kërkon kongres të jashtëzakonshëm. Po ashtu partitë politike e kanë lënë të hapur mundësinë për kualicionime para zgjedhore mes partive në pushtet BDI-LSDM në njërën anë dhe partitë opozitare ASH-Alternativa dhe VMRO-DPMNE në anën tjetër. Por, diçka konkrete në këtë drejtim ende nuk është vendosur.  /tvm2/

In : Aktuale

Loading...
loading...