Zhduket një vajzë nga një fshat i Tetovës

Dje në ora 22:20, në stacionin policor të fshatit Kamjan, B.M. (1974) nga Pallçishti i Poshtëm, ka denocuar rastin e zhdukjes së vajzës së tij. Ai ka deklaruar se bashkë me vajzën A.M. (1998), rreth orës 10 të paradites kanë shkuar në Tetovë, ku në ndërkohë ai është kthyer në shtëpi, kurse ajo ka mbetur për të bërë pazar.

Vajza për herë të fundit është parë rreth orës 16:30 para Xhamisë së Larme duke pritur furgonin për në fshat.
Policia ka marrë masa për gjetjen e saj.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...