Ziadin Sela: Besa me tri këmbë në qeveri dhe dy në opozitë

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duhet t’i takoj kësaj partie. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela bazë për këtë e merr rezultatin zgjedhor. Sela kërkoi nga Lëvizja Besa të cilën e quajti subjekt me dy këmbë në opozitë dhe tre në Qeveri, të zgjidh çështjen e grupit parlamentar.

Aleanca për Shqiptarët nuk është subjekt i cili ka tre këmbë në Qeveri dhe dy këmbë në opozitë, por është me dy këmbët në opozitë. Nëse njëri nga krahët e Besës thirret në opozitë, gjëja e parë që duhet bëjnë në Parlament është të zgjidhin çështjen e grupit parlamentar. Nuk mund të bësh garë dhe oponencë në opinion me njëri tjetrin, nuk mund që njëri grup të jetë në Qeveri e tjetri në opozitë por të ndajnë të njëjtin grup parlamentar. Një nga argumentet që anëtari i KSHZ-së i takon Aleancës për Shqiptarët është pikërisht edhe ky fakt. Lëvizja Besa është pjesë e Qeverisë dhe nuk është në opozitë – deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Sela në emër të subjektit tij paralajmëron amendamente të cilat sipas tij do të synojnë ndryshimin e preambulës ku shqiptarët do të llogariten shtet-formues, identiteti i tyre të shkruhet në dokumentet zyrtare si dhe të zyrtarizohet gjuha shqipe.

Në preambulë duhet që njëherë e përgjithmonë qytetarët e Maqedonisë të ndjehen të barabartë dhe jo njëri popull të ndjehet më i privilegjuar se sa tjetri. Nga po i njëjti princip që të mos ofendohet asnjë popull që jeton në Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët do të ndërhyjë me amendamente në Kushtetutë në pjesën ku rregullohet përdorimi i gjuhës. DO të hiqet definicioni gjuha që e flasin 20% dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe do të insistojmë që gjuha shqipe të rregullohet me kushtetutë – pohoi Sela. StrugaLajm

Sela vlerëson se të njëjtat kërkesa është dashur të përfshihen edhe në Marrëveshjen e Prespës. Sa i përket referendumit, i pari i ASH-së theksoi se do ta mbështes edhe pse ashtu siç thuhet në marrëveshje, referendumi nuk është i domosdoshëm./Alsat-M

In : Aktuale

Loading...
loading...