Ziadin Sela :Medorënëzemër dhe #Jodorështrënguar bashkë do e tejkalojmë këtë situatë

Qytetarë të nderuar, të dashur vëllezër dhe motra, aktivistë dhe antarë të Aleancës për Shqiptarët, antarë të shtabeve zgjedhore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Organizimet politike kanë plot qëllime në vetvete e që zakonisht kanë të bëjnë me rritjen e standardit jetësor, demokracinë,, zhvillimin ekonomik, barazinë sociale, arsimimin, kulturën, sigurinë e kështu me radhë! E çkuptim do të kishte siguria dhe jeta pa shëndetin? E ç’kuptim do të kishin organizimiet politike kur rrezikojnë jetën e qytetarit? Ç’kuptim ka politikani, partia politike dhe politika, fushata elektorale dhe takimet kur mund të shëndërrohen në mjet shtesë që rrezikon shendetin dhe jetën e qytetarëve!?
Organizata Botërore e Shëndetsisë ka shpallur PANDEMI nga virusi COVID 19, shumë vende të botës kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, në vendin tonë shkollat dhe çerdhet janë mbyllur, ndalohen tubimet dhe takimet në masë të njerëzve, dy komuna janë të izoluara dhe në situatë të jashtëzakonshme..
Në marveshje me faktorët tjerë politik në vend, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët ju informoj se deri më 22 mars pezullojmë çdo aktivitet zgjedhor duke shpallur #moratorium të aktiviteteve dhe shtabeve zgjedhore deri në datën e lartëshënuar.
Respektoni rekomandimet që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndihmoni ata që kanë nevojë, mbroni veten, mbroni të tjerët, mbroni ata duke ruajtur distancë me ta. #Medorënëzemër dhe #Jodorështrënguar bashkë do e tejkalojmë këtë situatë.
I juaji Ziadin Sela.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...