BLENDI PETROL
Aktuale

Ziadin Sela sot përballet me dhunuesit: Do të dëshmojë se si kanë dashur ta vrasin

Seancë e re gjyqsore do të mbahet sot në Gjykatën Penale për sulmin ndaj kreut të Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, për tentim vrasjen e tij në dhunën e Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar, përcjell Almakos.

Në seancën e sotme, Sela duhet të dëshmojë për tentativën e vrasjes që është kryer kundër tij.

Në seancën paraprake, avokati i Zijadin Selës, Abedin Abduli kërkoi dëmshpërblim për klientin e tij në vlerë prej 30 milion denarë. Fondet pretendojnë se dëmet janë për shpenzimet materiale të mjekimit të Selës, si dhe për dhimbjen e vazhdueshme fizike, shkeljen e integritetit personal dhe për frikën e shkaktuar.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button