Aktuale

Zoran Zaevi në hall nga BDI she ASH,ja prapaskenat?!

Kryeministri Zoran Zaev edhe mbrëmë nuk ka arritur të ulet me liderët e partive të koalicionit për të kompletuar kabinetin qeverisës dhe për ti dhënë fund vakumit të krijuar në ekzekutiv pas zgjedhjeve lokale.

Jozyrtarisht mëson INA se Zaev ka takuar vetëm liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa nuk ka pasur takim me liderin e ASH-së, Ziadin Sela. Por nga të dyja partitë zyrtarisht nuk japin asnjë detaj se ka pasur ose jo takime me kryeministrin Zaev.

Zaev deklaroi dje se gjatë darkës do të takojë partnerët e koalicionit dhe të mbyll çështjen e vendeve të zbrazëta në Qeveri. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që ministria e shëndetësisë ti takoj BDI-së, dhe jo Aleancës për Shqiptarët, sipas kulaçit të ndarë qeveritar nga formimi i Qeverisë, ku në këtë post ishte Arben Taravari, i cili u ulë në kolltukun e të parit të Gostivarit pas fitores në zgjedhjet e fundit lokale.

Taktizimet mes partnerëve të koalicionit po ndodhin edhe në Komisionin për zgjedhje dhe emërime, ku deri tani kanë dështuar tentativat për zgjedhjen e sekretarit të Kuvendit dhe zëvendës-sekretarëve. Mungesa e anëtarëve të komisionit nga radhët e BDI-së, ka bërë që të dështojnë tentativat dhe mbylljen e kësaj çështje që insistohet nga ana e LSDM.

Zaev pritet që deri nesër të mbyll çështjen e Qeverisë në të kundërtën koalicioni mund të shkojë drejt çarjes dhe se opsioni i vetëm është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Por megjithatë kryeministri ka përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se prioritet do të jenë reformat dhe procesi i integrimeve euroatlantike, përmes zgjidhjes së kontestit të emrit. (INA)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button