Lajm i mirë: Spitali i Strugës pajiset me një inkubator të ri

Ministria e Shëndetësisë shënoi aktivitetin e radhës me donacionin e inkubatorit të ri për spitalin e qytetit të Strugës. Ky inkubator ishte më se i nevojshëm për trajtimin dhe shërimin e fëmijëve të porsalindur. Këtë e pohojnë edhe vetë mjekët pediatër dhe motrat medicinale të punësuara në repartin e pediatrisë, respektivisht të neonatologjisë, që merren me trajtimin, përkujdesjen dhe shërimin e të porsalindurve.
“ Me vënien në funksion të inkubatorit të ri do të na lehtësohet puna me fëmijët e porsalindur e sidomos ata që janë lindur preterm, sepse inkubatori është i sofistikuar edhe për ndjekjen e temperaturës trupore te të porsalindurit, për sasinë e nevojshme të oksigjenit, që në raste të caktuara i nevojitet një të porsalinduri, për të rregulluar lagështinë e ajrit brenda në inkubator dhe shumë mundësi të tjera. Tashmë fëmijët e porsalindur do të marrin trajtimin e duhur në qytetin e Strugës” – pohoi shefi i repartit të neonatologjisë në spitalin e Strugës, dr. spec. Vullnet Bekteshi. (Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...