Zoran Zaevi zhgënjen, reagojnë shqiptarët

Kryeministri i ri, Zoran Zaev, duket të jetë serioz në atë që i kishte premtuar serbëve lidhur me qëndrimin e Maqedonisë ndaj Kosovës. Në intervistën e parë si kryeministër në RTVM, Zaevi përsëriti se Maqedonia ka gabuar që ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutrale. “Do të mundohem të sqarojë gjithë këtë, sepse bëhet fjalë për politikë të jashtme. Serbët, shumë shpesh e komentojnë këtë se atje bëhet fjalë për histori, kisha serbe… dhe të ngjashme. Maqedonia nuk guxon kur bëhet fjalë për marrëdhë- nie të këtilla, si kjo kur bëhet fjalë për hyrje në UNESCO për mbrojtje të objekteve në Kosovë të marrë njërën anë, sidomos kur bëhet fjalë për dy fqinj. Sepse, kjo punë nuk varet nga Maqedonia. Me këtë rast, Maqedonia do të qëndrojë neutral dhe për këtë pata kritikuar Qeverinë tonë, sepse ajo kishte marrë anë e që nuk do të duhej të ndodhte në këto procese. Unë shpresoj në mirëkuptimin e Kosovës dhe të Serbisë”. Në pyetjen e gazetarit të TV Shenja se, shqiptarët kanë votuar LSDM-në edhe duke pasur parasysh marrëdhë- niet me Kosovën, Zaevi tha se “nuk besoj që shqiptarët e kanë votuar LSDM-në për çështje të karakterit ndërkombëtar”. “Qytetarët shqiptarët i kanë dhënë LSDM-së vota për jetë më të mirë, shkollim më të mirë, infrastrukturë të mirë, siguri, të ardhme të mirë, drejtësi dhe për reformat që duhet të ndodhin…”, u arsyetua Zaevi. Me këtë deklaratë, sigurisht që do “qetësohet” edhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili javë më parë, në darkën e kryeministrave në Bruksel, tha se shpreson që Zaevi ta mbajë fjalën për marrëdhëniet MaqedoniKosovë. “Shpresoj që Zaevi të mbajë premtimet lidhur me Kosovën në UNESCO dhe qëndrimin kundër të Qeverisë maqedonase ndaj kësaj çë- shtje”, pati thënë Vuçiçi. Por, edhe pse në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në struktura ndërkombëtare, reagimet e partive politike shqiptare janë të buta ndaj këtij “neutraliteti” të Maqedonisë. Partneri më i madh shqiptar në Qeverinë e Zaevit – Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka komentuar drejtpërdrejtë qëndrimin e tij rreth pranimit të Kosovës në UNESCO, por ka theksuar se Maqedonia e ka njohur Kosovën dhe me këtë – duhet të mbështesë rrugë- timin e ndërkombëtar të saj. “Maqedonia e ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës, që është akti më i lartë në raportet ndërshtetërore dhe kjo e obligon vendin të mbështesë rrugëtimin ndërkombëtar dhe perspektivën e Kosovës”, tho – të zë v e n d ë s k ry eministri Bu jar Osmani. Partneri tjetër, LR-PDSH vlerëson se qëndrimi i Maqedonisë rreth pranimit të Kosovës në UNESCO duhet të dalë nga konsensusin politik mes partnerëve të koalicionit qeverisës. “Vlerësojmë se qëndrimi zyrtar i Maqedonisë rreth çështjes së pranimit të Kosovës në UNESCO do të jetë në harmoni me qëndrimin e shteteve anëtare të BE-së, si dhe me politikën e jashtme të SHBAve. Gjithashtu, qëndrimi zyrtar i Maqedonisë do ta pasqyrojë konsensusin politik mes partnerëve të koalicionit qeverisës, të cilët e përkrahin pranimin e Kosovës në UNESCO”, thotë Flakron Bexheti, anëtarë i kryesisë qendrore të LR-PDSH-së. Lëvizja BESA nga ana tjetër vlerë- son se janë të dëmshme për Maqedoninë deklaratat që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. “Po dëshmohet dhe po rikonfirmohet deklarata e para disa ditëve të kryeministrit për një medium serb, ku ai shprehet se me serbët janë vëllezër dhe kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë. Lëvizja Besa konsiston në qëndrimin se Maqedonia duhet të kultivojë marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë dhe Kosovën dhe çdo deklaratë që është në kundërshtim me këtë qëndrim, mendojmë se është e dëmshme për Maqedoninë”, thotë zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu. Kanë reaguar edhe deputetët e Parlamentit të Maqedonisë. Ilija Dimosvski nga VMRO-DPMNE thotë se shqiptarët duhet sa më shpejtë të kuptojnë gënjeshtrat e Zoran Zaevit, ndërsa shton se VMRO nuk i bie pishman për votën pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. “Sa më herët që ti kuptojnë shqiptarët gënjeshtrat e Zaevit, aq më mirë do të jetë për ta. Sa i përket votës pro VMRO-së në UNESCO, nuk jemi pishman sepse Kosovën e kemi pranuar si shtet të pavarur dhe në këtë kontekst, duhet ta përkrahim”, thotë për KOHA, Dimosvki. Fadil Zendeli nga Lë- vizja BESA thotë se Zaevi si kryeministër i ri, është ngutur me vlerësimin për Kosovën. Sipas tij, Zaevi duhet të veprojë në parim mbi interesat shtetërore me Kosovën e jo, siç shton ai, të flas për interesa fetare serbe në Kosovë. “Si kryeministër, Zoran Zaevi duhet të shikojë interesat shtetërore me Kosovën, interesa këto të cilat duhet të jenë mbi interesat fetare serbe në Maqedoni”, tha Zendeli. Ndërkaq, deputetja e BDIsë, Mirsada Emini Hasani deklaratën e Zaevit e quan jokorrekte dhe që nuk i shkon për shtati raporteve të mira ndërfiqnjësore. Sipas saj, BDI në pushtet do të jetë koherente në angazhimin e saj që të përkrah Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. “Ashtu siç foli ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov se Qeveria e re së pari duhet të ndërtojë raporte të mira me fqinjët, ashtu duhet të jetë edhe agjenda e Zaevit. Deklarata e tij nuk është korrekte dhe nuk i shkon për shtati raporteve të mira më Kosovën. BDI, në këtë rast meqë vazhdon të jetë në Qeveri, do të jetë përkrahëse e fortë e anëtarësimit të Kosovës në organizata me relevancë ndërkombëtare”, theksoi për KOHA, Mirsada Emini Hasani. Me qëndrimin e Zaevit rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është shprehur i habitur edhe njëri ndër përkrahësit e tij, gazetari dhe publicisti Branko Triçkovski. Ai në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se ka vërejtje sa i përket qëndrimit të Zaevit për pranimin e Kosovës në UNESCO. “…Rreth anë- tarësimit të Kosovës në UNESCO. Mua më duket se Maqedonia si shtet i pavarur nuk ka shkas pse të mos ketë politikë të veten karshi Kosovës”, ka shkruar gazetari Triçkovski. Ndryshe, vitin e kaluar, Maqedonia votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa pati reaguar edhe Beogradi zyrtar. Agron Buxhaku ishte ambasador i Maqedonisë në Paris, ndërsa votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ky ishte edhe qëndrim i Maqedonisë, përkundër reagimeve të shumta të qeverisë së Beogradit. Në ndërkohë, anëtarësimi i një shteti në UNESCO bëhet me dy të tretat e votave të anëtarëve në këtë organizatë, ndërsa vota e abstenuar numërohet si votë “kundër”./koha.mk/StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...