Zvicër: 60 milionë CHF për popullin e Sirisë

Zvicra sërish në mbështetje për Sirinë, duke premtuar 60 milionë CHF për vitin 2022

Zvicra është zotuar të kontribuojë me 60 milionë CHF në vitin 2022 për të mbështetur popullin e Sirisë dhe rajonit përreth, nevojat humanitare të të cilëve janë më të mëdha se kurrë 11 vjet pas fillimit të konfliktit, shkruan albinfo.ch.

Zvicra e shpalli këtë shumë më 10 maj 2022 në Konferencën e 6-të të Brukselit për Mbështetjen e së Ardhmes së Sirisë dhe Rajonit.StrugaLajm

60 milionë CHF të zotuara nga Zvicra do të ndihmojnë në mbrojtjen e popullatës lokale, lehtësimin e aksesit në shërbime dhe përmirësimin e jetesës. Ndihma u drejtohet njerëzve të prekur nga konflikti, përfshirë ata që jetojnë brenda Sirisë dhe në vendet fqinje.StrugaLajm

Zvicra ka marrë pjesë në çdo konferrencë të nivelit të lartë të mbajtur që nga viti 2017 për të siguruar një të ardhme më të mirë për Sirinë dhe rajonin. /Albinfo.ch

In : Aktuale

Loading...
loading...