Zvicër / Doli numri i shtatë i revistës “Bashkimi“ në Uster

Pak ditë më parë doli numri i shtatë i revistës “Bashkimi” në Uster të Zvicrës, revistë e cila në çdo numër sjell risi dhe freski nga aktivitetet e ndryshme në kuadër të Shoqatës dhe rreth saj.

Në 28 faqet, e këtij numri do të gjejmë anëtarët e Shoqatës dhe miqtë e saj, të cilët mbajnë gjallë aktivitetin dhe emrin e Shoqatës “Bashkimi” ndër vite. Shfletime nga arkivi i Shoqatës, intervista me anëtarët e saj, takime dhe angazhime në kuadër të punës së përditshme etj. Në revistë do të gjejmë dhe materiale dokumentare për Qendrën e kulturës në Uster si dhe prezantime të qyteteve shqiptare. Kësaj radhe i bëhet një prezantim qytetit të Korçës, si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në Shqipëri.

Në rubrikën “Personalitete shqiptare”, kësaj radhe lexuesi ka mundësinë të njihet nga afër me njërin nga prozatorët më të shquar shqiptar Mitrush Kutelin, me jetën dhe krijimtarinë e tij, kurse në rubrikën e krijimtarisë artistike, lexuesi ka mundësi të lexoj një fragment nga romani më i ri shkrimtarit Muharrem Blakaj “ Vitet e brishta”.StrugaLajm

Në revistë, si zakonisht i kushtohet një rëndësi të veçantë edhe shkollës shqipe, hapjes së shkollave shqipe në Kantonin e Cyrihut dhe më gjerë në Zvicër si dhe aktiviteteve të saj. Vlen të përmendet organizimi i mësimit online me nxënësit e shkollave shqipe në Kantonin e Cyrihut, ku gjatë masave të pandemisë dhjetor 2020- mars 2021 mësimi ishte pezulluar nga objektet shkollore. Në faqet 18 – 19 kemi klasat në Regensdorf dhe Volketsëil gjatë një ore mësimore.StrugaLajm

Nga Vaxhid Sejdiu

In : Aktuale

Loading...
loading...