Aksident trafiku në Strugë, lëndohen dy persona


Me 29.12.2018 në ora 12.50 është lajmëruar në polici se në rrugën lokale nga fshati Kalishtë për në fshatin Frëngovë, Strugë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “BMV” me targa nga Ohri e drejtuar nga C.S.(33) nga fshati Draslajca, Strugë, dhe veturës së tipit “Fiat Panda” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga L.N.(32) nga Velesi, transmeton Almakos.StrugaLajm

Në aksident është lënduar rëndë shoferi C.S. dhe bashkëudhëtarja nga vetura, D.N., të cilët me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në spitalin ‘Shën Erazmo-Ohër’.StrugaLajm

Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Strugë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

In : Aktuale

Loading...
loading...