Aleanca e Strugës: Ramiz Merko vitin e parë qeverisi për familjen dhe Universitetin por jo për Strugën

Mandati një vjecar i Ramis Merkos.

– Largimi nga puna i rreth 100 të punësuarve, mes tyre profesionistë dhe gra të moshuara para pensionit veç për hakmarrje politike, zëvendësimi i tyre me kuadro partiak dhe joadekuat , e jo sic thotë se paka punesuar 300 vete kjo është gënjeshtër.

  • Largim, shantazh, kërcënim dhe internim në objekte pa kurrfarë kushtesh për punë të të punësuarve profesionistë të administratës komunale me qëllim degradimin e tyre;
  • Largim nga puna e mësuesve dhe arsimtarëve me mbi 15 apo 20 vite përvoje pune dhe zëvendesimi i tyre me persona që kanë mbaruar tek universiteti i tijë privat me diploma nga juridiku, ekonomiku dhe kriminalistika;
  • Edhe pse ministri i arsimit është nga partia e tije përseri nuk ka fuqi të zgjidhi cështjen e nxënësve në Podgorc, paralelet shqip në Podgorc u hapën në vitin 2009 asnjëherë nuk pati mbështetje të duhur nga pushteti qendror, tani dalngadal po shuhet kthehen paralelet me mësim në gjuhën Maqedonase nuk ka asnjë nxënës të regjstruar në klasë të parë ndërsa nga kl.II deri në të V ka vetëm 10 nxënës
  • Dështimi i disa konkurseve për punësim dhe avancimi në administratën e komunës si rezultat i vënies në pozita drejtuese persona joadekuat dhe joprofesionistë;
  • Mbushja e bordeve drejtuese të ndërmarrjeve komunale me familjarë të tij dhe të punësuar në universitetin e tij privat;
  • Nepotizëm në çdo cep të pushtetit lokal;
  • Shfrytëzimi i automjeteve zyrtare dhe resurseve tjera komunale për promovim të universitetit të tij;
  • Deponia e qytetit që vetë ua bëri dhuratë struganëve në mandatet e para të tij, sot e kësaj dite qëndron në vend;
  • Janë shtuar deponitë e egra nëpër vende të ndryshme të qytetit dhe fshatrave përreth, për të cilat ne kemi reaguar në çdo kohë;
  • Ndërtime pa kriter dhe jashtë çdo norme ligjore përreth plazheve të qytetit, duke iu mundësuar të afërmve të tij apo aktivistëve të krijojnë biznes në breg të liqenit;
  • Uzurpime të reja të plazheve;

– Tentime për uzurpime dhe tamponim të disa pjesëve në breg, por të ndaluara përkohësisht pas reagimit të opozitës dhe qytetarëve në përgjithësi;

– Tenderim për automjet zyrtar për 100000 mijë euro me kushte marramendëse dhe qesharake, në stilin e ish kryeministrit;

  • Ripërsëritje e tenderimit për automjet zyrtare, sepse i pari siç duke ka dështuar diku ose nuk janë marrë vesh me shitësin. Sot ka procedurë tjetër të hapur për automjet të ri;
  • Procedura tenderuese të kontrolluara, ku favorizohet vetëm një kompani, shumë e afërt me Merkon;
  • Parkingje ilegale, sjellje vendimi në mënyrë të çuditshme dhe gjatë gjithë verës janë marrë para për parkingje dhe askujt nuk i është dhënë kupon fiskal. Një situatë e rëndë e krimit ekonomik, të ciln ne e kemi paraqitur në organe kompetente, por siç duket nuk ka reagim. Situata me.parkingjet vazhdon edhe sot, mjafton të vizitoni parkingun në qendër, përballë objektit të komunës;
  • Kalim i një vendimi shumë të dyshimtë në Këshill nga partnerët lokalë, ku i jepet e drejta një hoteli privat, ta privatizojë apo ta blejë pjesën më të mirë të bregut, gjegjësisht krejt plazhin e meshkujve;
  • Problemi me kasinot dhe lojrat e fatit në qytet vazhdon edhe pse e nisën fushatën për mbylljen e tyre nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim por përkundrazi numri i tyre është shtuar;
  • Qetësia në qytet aspak në kushtet e asaj që kërkojnë qytetarët e Strugës, vet qytetarët janë dëshmitarë të kësaj;
  • Punë të nisura por pa projekte konkrete, rrethrrotullimi tek ura në afërsi të fshatit Morovisht u reklamua por nga ky i ashtuquajtur projekt nuk ka mbet asgjë;
  • Mbyllja e disa rrugeve në qytet pa alternativë për dalje shkaktone kaos të vërtet në komunikacion, për këtë ishim dëshmitar gjatë sezonit të verës;
  • Reklamim me punët e të tjerëve, lavdërohet për rrugeë tek stanet e Llabunishtës ndërsa harron se ai është projekt i punuar, i fituar dhe i filluar nga qeverisja e kaluar lokale.

 

 

Strugë më dt, 08-11-2018                                Aleanca për Shqiptarët-dega Strugë