Partitë politike shqiptare përvetësojnë meritat për fitoren e Stevo Pendarovskit. Subjektet që mbështetën kandidaturën e tij, duke akuzuar njëra-tjetrën pretendojnë se trupi i tyre elektoral i ka garantuar fitoren presidentit të ri.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë pak mitura pas mbylljes së kutive, duke iu referuar të dhënave nga qendrat analitike të subjektit tij, theksoi se BDI i garantoi fitoren Pendarovskit, duke akuzuar opozitën për bojkotimin e balotazhit.
Pa hyrë në detaje por në bazë të dhënave që mi jep sektori analitik, lëvizjet nga 100-137 mijë vota të cilat BDI i ka siguruar për Pendarovskin. Ne e kemi ditur se kemi opozitë jo të përgatitur për udhëtime të gjata dhe sot jam shumë i dëshpëruar me bojkotin që krerët e opozitës që i kanë bërë këtij procesi kaq madh që ka ndodhur në vendin tonë- deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.