Atdheu nga Struga ftohet nga Shqipëria (FOTO)

Supertalenti strugan, Atdhe Mazari, ka marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17. Qendërsulmuesi i ekipit të Pelisterit nga Manastiri, Mazari mori ftesën që të jetë pjesë e kuqezinjve në turneun e kombëtareve U-17 që do të mbahet në Kazakistan nga 3-9 shtator.

“Nuk ka gjë më të bukur që mund t’i ndodh një futbollisti. Ka qenë ëndërr e imja që ta vesh uniformën e Kombëtares. Do ta mbaj me nder dhe do ta arsyetoj besimin që ma ka dhënë Kombëtarja. Do ta jap më të mirën”, shprehet për “Lajm”, talenti i madh Mazari, i cili nuk e fsheh gëzimin për ftesën.

20624420_10155584851634451_584916297_nStrugaLajm

Ndryshe, Atdheu iu kishte rënë në sy drejtuesve të Kombëtares gjatë disa turneve të grupmoshës së tij, ku ishte tregua lider i vërtetë i ekipit të Pelisterit.
Ai ka treguar intelegjencën e tij si organizim të aksioneve, shënimin e golave, asisteve dhe në pjesëmarrjen aktive në të gjitha repartet.StrugaLajm

Atdhe Mazari i takon gjeneratës 2001 dhe aktualisht është i angazhuar te Akademia e futbollit të Pelisterit nga Manastiri. Ai një vit la qenë edhe tek Shkëndija e Tetovës. Atdheu karrierën e tij futbollistike e ka nisur në Akademinë e Karaormanit të Strugës. Në konton e tij ai ka plot suksese, ku dallohet si golashënues dhe asistues i shumëfishtë. Për Mazarin kanë shprehur interesim edhe Akademi të shumta të klubeve të njohura./lajm

20624459_10155584851684451_1229559001_n

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...