Bujar Osmani: Kemi zgjidhje për emrin (por nuk e thotë)

Pas takimit në Sofje ndërmjet dy kryeministrave, të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, për herë të parë është shprehur zv/kryeministri për Çështje Evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani. Ai në emisionin “360 shkallë” ka zbuluar se pas 27 viteve ka një zgjidhjetë pranuar nga të dyja palët sa i përket kontestit me emrin e Maqedonisë.

“Ka zgjidhje, e cila është e pranueshme për të dyja qeveritë. Megjithatë ata nuk janë që vetë duhet që të zgjidhin këso çështje. Këtu hyjnë edhe aktorët tjerë në shoqëri. Këtu hyn opozita, presidenti, qytetarët, për atë themi zhvillim të ndjeshëm dhe nuk themi se është e mbaruar çështja, pasi që qeveria është vetëm një aktor, ndoshta më i rëndësishmi, por është vetëm një. Që të kemi zgjidhje, duhet të jetë gjithçka e plotë e kur të kemi gjithçka, duhet që të gjithë aktorët e dy shoqërive të pajtohen në atë zgjidhje. Megjithatë, kjo është arritje pa precedent, pasi që ne asnjëherë në këto 27 vite nuk kemi hyrë në situatë në të cilën të dy qeveritë janë pajtuar për një zgjidhje. Nëse ajo zgjidhje do të pranohet brenda, pasi që tërë procesi po zhvillohet në mënyrën më transparente dhe institucionale dhe nëse merret përshtypje e njëjtë edhe nga aktorët e tjerë të rëndësishëm në shoqëri, kuptohet se ajo do të jetë zgjidhja finale”, tha Osmani.

Ndonëse në opinion po përflitet se emri i ri i Maqedonisë do të jetë “Republika Ilindenska Makedonija”, Osmani nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë propozim.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...