GABIMET E MËDHA TË HISTORISË: Kur kryqtarët kthehen kundër Saladinit

Është mesi i verës, 1187: fytet e kryqtarëve janë të tharë dhe të mbushur me pluhur, ashtu si rëra e shkretëtirës në këmbët e tyre. Furnizimet e tyre me ujë u kanë mbaruar pak kohë më parë. Pas një marshimi të vështirë përmes nxehtësisë përvëluese të Palestinës, burrat e lodhur ia ngulin sytë plot përgjërim, sipërfaqes së shkëlqyeshme të detit të Galilesë. Kaq pranë – e megjithatë kaq i paarritshëm. Ashtu si një mur, është një ushtri e huaj që bllokon rrugën e tyre, drejt ujit shpëtimtar. Saladini, Sulltani i Egjiptit, është duke pritur për kalorësit.

Duke mbledhur forcat e fundit që u kanë mbetur, kryqtarët nga Jerusalemi përgatiten për luftë – por krejt papritur, mbështillen nga shtëllunga të dendura tymi. Ushtarët e Saladinit i kanë vënë flakën barit të thatë dhe era e shpie tymin drejt kalorësve të Kryqëzatave. Tashmë e kanë të vështirë edhe të marrin frymë. Sytë po u digjen. Por gjërat do të marrin edhe për më keq. Papritmas ajri mbushet me një zhurmë ogurzezë. Tymi i fsheh deri në momentin e fundit, por qindra e mijëra shigjeta bien si rrebesh mbi ushtrinë pushtuese. Valë pas vale, ata bien papushim. Masakra e Hatinit shënon fillimin e fundit për udhëheqjen e të krishterëve në Tokën e Shenjtë. Një ngjarje që ndryshon një herë e përgjithmonë, strukturat e pushtetit në Lindjen e Mesme, si dhe në Evropë dhe Azi, dhe e gjithë kjo, për shkak të vetëbesimit të tepruar të një njeriu të vetëm. Kthehemi pas në kohë: pavarësisht nga një traktat paqeje, kalorësit e krishterë sulmojnë disa pelegrinë arabë në vitin 1187. Saladin mbledh menjëherë ushtrinë e tij.StrugaLajm

Ai kalon lumin Jordan në korrik me 25.000 burra dhe pushton qytetin strategjikisht të rëndësishëm të Tiberiadës – më pas qëndron aty. Saladini do që të shmangë një konfrontim të drejtpërdrejtë me ushtrinë kryesore të të krishterëve. Kalorësit, nga ana tjetër, nuk shfaqin asnjë hezitim. Vetëm një ditë më vonë Guido i Lusignanit, mbret i Jeruzalemit, mbledh ushtrinë e tij prej 20.000 njerëzish. Me armaturat e tyre të rënda, kryqtarët besojnë se ata janë shumë më superiorë ndaj trupave të lehta të armikut. Vetëm Raymondi III, Kont i Tripolit dhe Princ i Tiberiadës, këshillon mbretin kundër dërgimit të të gjithë ushtrisë së tij në shkretëtirë, në mesin e verës. Por përpjekjet e tij për ta bindur janë të kota. Guido i Lusignanit e injoron këtë këshillë dhe niset me ushtrinë e tij, duke shpallur: “Kjo është ajo që Perëndia dëshiron!” Ky gabim gjykimi çon ushtarët e tij drejt e në kurthin e Saladinit: Dy ditë më vonë, shumica e ushtrisë së të krishterë janë të vdekur. Pas një rrethimi të shkurtër, të krishterët e fundit largohen nga Jerusalemi dhe ua dorëzojnë qytetin ushtarëve muslimanë të Saladinit. Nëse Guido i Lusignanit do të kishte qëndruar në Jerusalem bashkë me trupat e tij, ata do të kishin qenë në gjendje që ta mbronin kollaj qytetin.StrugaLajm

Ka shumë prova që sugjerojnë se Saladini do të shpërndante ushtrinë e tij, në qoftë se kryqtarët nuk do të kishin avancuar nëpër shkretëtirë. Nëse kryqtarët do të kishin vepruar më me mend, ata do të kishin qenë në gjendje që të forconin pushtetin e tyre në Lindjen e Mesme, dhe një rrethana krejt të ndryshme politike dhe shoqërore do të kishin evoluar gjatë shekujve që pasuan. Dr Thomas Asbridge i Universitetit të Londrës e përshkruan humbjen e të krishterëve në betejën e Hatinit, si një nga faktorët që kanë kontribuar në trazirat që u përshkallëzuan në Lindjen e Mesme gjatë viteve 800 viteve të ardhshme.


Loading...
loading...