Djali i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallokov, Jordan Mijallkov sot nuk u paraqit në stacionin policor në Kisella Vodë për hetime në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Jordan Mijallkov ishte incizuar nga kamerat e sigurisë, por i njejti ishte kapur edhe në kamerat e mediave se si hyn në kuvend gjatë kohës së protestave të 27 prillit.
Nga ana tjetër pas 3 orëve marrje në pyetje, sigurimi i drejtorit të DSK-së, Allen Zekirov u largua nga stacioni policor në Kisella Vodë. Ai u largua nga dera e pasme me qëllim që t’u ikë gazetarëve. Edhe Zekirov në stacionin policor ishte për shkak të ngjarjeve të 27 prillit.