Muça me demant ndaj shtabeve partiake

Demant

Në cilësinë e drejtuesit të SHMK “Dr Ibrahim Temo” -Strugë, demantoj pra nuk është e vërtetë se dje (25.09.2017) shkolla jonë paska qënë e mbyllur për të marrë pjesë në konventën promovuese të kandidatëve për kryetar komune të Aleancës për shqiptarët në qytetin e Tetovës.
Ky lajm (gënjeshtër) na indinjoi thellë sepse individë të caktuar apo parti politike, fusin huti, mashtrojnë opinionin për qëllime shumë të ulta politike. Mashtrimet e këtilla mund të bëjnë vetëm opskurantistët. Mashtojnë, manipulojnë me institucionet e shenjta, shkollat, manipulojnë me rininë, manipulojnë me shtyllën vertebrale të kombit.
Për te qënë të sigurtë për këtë që themi se shkolla dje ka qënë e hapur dhe se ka punuar si çdo ditë tjetër drejtohuni te Inspektorati Republikan i Arsimit.
Të jeni të sigurt se në shkollën tonë nuk tolerohet që nxënësit te politizohen.
Sa për ilustrim, shumë shkurt shkollën e gjetëm në gjendje tejet të vështirë ekonomike, me borxhe të shumta. Këtu dua të veçoj borxhin që kishim për transportin me vlerë prej 26432933 den (431910 eu) kurse tash 9377548 den (153277 eu). Duke qënë më ekonomik në këtë shtëpi për vitin në vijim të gjitha borxhet do të shlyhen.
Shfrytëzojmë rastin për të treguar se këto vite shkolla jonë ka kryer këto projekte: sallë sportive, tualete, çati, dritare, dysheme të renovuara si dhe fasadë të re, me qëllim që nxënësit të kenë kushte më të mira për të vazhduar procesin edukativo-arsimor.StrugaLajm

P.S Mos manipuloni, shfytëzoni shkollat, nxënësit për qëllime të ulëta politike. Na lejoni që lirshëm ta kryejmë misionin tonë, na lejoni ti promovojmë vlerat e arsimit si te vetmin çelës për ardhmërinë e shoqërisë.StrugaLajm

Drejtor: Xh. Muça

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...