12:56 / 26.05.2019
Autobusi për pasagjer nga Maqedonia e Veriut mbeti pa kulm në Pllovdiv të Bullgarisë kur shoferi nuk e vuri re se sa i ulët ishte mbikalimi.
Incidenti ndodhi këtë mëngjes por fatmirësisht në të nuk kishte pasagjerë përveç dy shoferëve.
Autobusi ngeci plotësisht nën mbikalimin dhe mbeti pa çati.
Në vendin e ngjarjes doli policia ndërsa trafiku u zhvillua me vështirësi, njoftojnë mediat bullgare.
FOTO: