Obligim qytetar i popujve të robëruar është vetëm Lufta për Liri !

Fushata e zgjedhjeve vendore në “IJRM”, sipas traditës së përsëritur “të gjithë kundër të gjithve”, është e stërmbushur me sharje dhe fyerje të ndërsjella që nuk i shërbejnë askujt. Rreth tri dekada sillemi rreth vetvetes dhe kurrsesi të gjejmë “rrugën e vërtetë” të ndryshimeve të mirëfillta politike dhe kombëtare. Prandaj edhe “thyerja e shpatave” në terene të gabuara është e pashmangshme në këto çaste historike. Ndërkaq, t’i kujtosh votuesit shqiptarë “obligimin qytetar”, siç bëjnë udhëheqësit e fushatave zgjedhore, nuk është aspak e ndershme dhe morale.
Së pari: Për popujt e robëruar obligim qytetar është vetëm Lufta për Liri!
Së dyti : Shqiptarët i kanë kryer, madje me tepricë, obligimet e tyre qytetare- si ndaj liderëve dhe partive që kanë përzgjedhur ashtu edhe ndaj “shtetit” dhe pushtetit që i nëpërkëmb, i burgos dhe i vret sa herë që i nevojitet ndonjë “kokë turku” në “sofrën” e vet; pavarësisht se cila parti sllave ka qeverisur vendin.
Dhe së treti : Nëse vërtetë duam ndryshime politike dhe kombëtare- thelbësore, patjetër që duhet të merret si model Kryengritja e Armatosur e vitit 2001. Pavarësisht temave dhe dilemave që la pas vetes ajo luftë, pavarësisht çfarë ndryshimesh të vogla që solli në hapësirën shqiptare ajo luftë, gjithsesi mbetet model i vetëm i shqiptarëve për të bërë ndryshime rrënjësore politike. Mjafton të rikujtojmë sepse rikujtimi në këtë rast është obligim qytetar, moral dhe kombëtar- ndaj atyre që dhanë jetën dhe ndaj atyre që vazhdojnë të kalben burgjeve të Idrizovës, hapjen e shkollave të para shqipe në vendbanimet tradicionalisht shqiptare, banorë e të cilave edhe sot e kësaj dite (ngaqë dhuna historike ka bërë të vetën) flasin një gjuhë sllave! Këtë shembull e mora që të rikujtoj secilin “llafazan” politik, se rruga e ndryshimeve ka për “model” vetëm sakrificën e Dëshmorëve dhe të Heronjve. Filozofitë e bareve dhe salloneve janë të predispozuara të pësojnë disfatë .
Nder e respekt për të rënët dhe të gjallët Luftëtarë të Lirisë!
Lebit MurtishiStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...