Potenciali turistik i Maqedonisë në Panairin për turizëm në Tiranë

Agjencia e Maqedonisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit (APMT) e prezentoi ofertën turistike të Maqedonisë para 73 ekspozuesve dhe mysafirëve në panairin e parë ndërkombëtarë për turizëm Mediteranian tourism fair ( MTF), që u mbajt gjatë kësaj jave në Tiranë.

Në panel diskutimin i cili u mbajt në kuadër të panairit “Bashkëpunimi rajonal në turizëm në kontekst të vitit ndërkombëtar për turizëm të qëndrueshëm dhe zhvillim: Sfida dhe pikëpamje afatgjate” drejtoresha e APTM, Lela Kërstevska e theksoi esencën e bashkëpunimit ndërkombëtar në rajon dhe rëndësinë e saj në emër të turizmit të qëndrueshëm.StrugaLajm

“Kërstevska theks i vuri asaj që gjatë këtij viti nga Ballkani: Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina së bashku do të prezantohen në panairin për turizëm në Japoni, si një destinacion për vendet aziatike, me çka vërtetohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në kumtesë.StrugaLajm

Sipas APTM, interesimi për natyrën dhe kulturën e Maqedonisë në panairin në Tiranë ka qenë i madh, veçanërisht prej publikut më të ri. Stendën e kanë vizituar ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov, ministri shqiptar për Zhvillim Ekonomik, Turizëm, Tregti dhe Sipërmarrësi, Milva Ekonomi dhe Ardit Çollaku, drejtor i Agjencisë Shqiptare për Turizëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...