Pse partitë politike shqiptare në Maqedoni selitë e veta nuk i kanë në Shkup?!

Nga Skënder Karaçica

Prej kohës kur Maqedonia u nda nga ish-Jugosllavia dhe për kohën e “tranzicionit demokratik(sic!)”, partitë politike shqiptare (BDI-PDSH) dhe të tjerat (minore)selitë e veta nuk i kanë në Shkup, por në Tetovë.
Pse po ndodhë kjo? Shkupi është qendër ku pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë e banuar më shumë shqiptarë, sipas të dhënave të kohës më shumë se sa në Prishtinë dhe Tiranë.
Tashti është ndryshe! Pushtetet sllavo-maqedonase në “heshtje” e kanë ndryshuar përbërjen (kombëtare) të popullit shqiptar sipas Kushtetutës (lexo:pakicë kombëtare dhe jo shtetformues,-nënvizimi im)dhe qendra shqiptare Shkupi i çliruar nga shqiptarët mbeti në “historinë” e sllavo-maqedonasve dhe të pansllavizimit në Ballkan(!).
Partitë politike(shqiptare) në Maqedoni jo me selitë e veta qendrore në Tetovë, por në kryeqytetin e tyre në SHKUP!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...