Shkollat shqiptare në Maqedoni janë tmerr i vërtetë. Jo vetëm që investime nga ana e Ministrisë së Arsimit janë të pakëta, por ndodhin raste edhe kur një prind ose mërgimtar investon në një shkollë të caktuar, drejtoria e shkollës dhe personat kompetent të mos kujdesen për mirëmbajtjen e tyre.
Një rast i këtillë ka ndodhur në Veleshtë të Strugës, ku mërgimtari zviceran i revoltuar ka nxjerr ne rrjetet sociale fotografitë e katandisjes së investimit të mërgimtarëve. Ai pyet: Na thatë që lodrat janë prishur! Nuk paska qenë ashtu, i ka marrur drejtori në magazinë.
Mërgimtari me inicijalet I.B shkruan:
“U investu 15 000 CHF në shkollën e Veleshtës.
As viti se mbërriu. Ja niveli i mirëmbajtjes!
Fillimisht që nga dita e parë Drejtori gjeni i shkollës i hoqi mjetet kryesore të lodrave për tu argëtuar fëmijët me arsyen se fëmijët nuk hynë në mësim.
E c’far institucioni drejton kur nuk je në gjendje me mbajt rregull?
E në Zvicër është hap lajmi se fëmijët i prishën shpejt lodrat, kur e vërteta është ndryshe, që lodrat nga dita e parë janë të mbyllura në magazinën e shkollës apo dhe në zyrën e drejtorit.
Mirë ajo, po me parkun c’patet që s’po e mirëmbani?
Veleshta meriton më shumë se kaq.