Shitje e madhe e pronave të sekuestruara

1207 banesa dhe objekte afariste si dhe 278 parcela janë të paraqitura për shitje në Regjistrin e pronave të sekuestruara, të cilin e promovoi Agjencia e Kadastrës. Ky regjistër përmban pronat e qytetarëve të cilët i kanë humbur ato për shkak të mospagesës në kohë të borxheve ndaj bankave apo u është marrë me ndonjë vendim gjyqësor në rastet të cilat i ka udhëhequr shteti.“Regjistrin për pronat e sekuestruara dhe të destinuara për shitje  do ta udhëheqë Agjencia e Kadastrës, në bazë të të dhënave të paraqitura nga subjektet juridike të cilët i kanë konfiskuar këto prona, siç janë Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Bankat Komerciale në shtetin tonë.”,- tha drejtori i Kadastrës, Boris Tunxhev.Regjistri është vendosur në ueb faqen e Kadastrës dhe përmban të gjitha të dhënat, si qytetin, numrin e parcelës, numrin e listës së pronës, kuadraturën, vendndodhjen dhe pronësinë, si dhe atë të patundshmërisë, e cila është në pronësi të bankës apo ndonjë institucioni shtetëror. Regjistri do të mirëmbahet nga Kadastra dhe automatikisht do të azhurnojë të dhënat, dhe nëpërmjet kësaj synohet që të shmangen manipulimet eventuale për fshehjen e të dhënave nga bankat dhe për shitje eventuale në katër sy.“Në të gjithë kohën i kemi në mbikëqyrje të gjitha bankat se cilën patundshmëri e kanë në pronësi të tyre. Nëpërmjet këtij regjistri shmanget ajo që një pronë e caktuar të mos paraqitet apo të shitet për shkak se tanimë kemi zgjidhje softuerike.”,- u tha nga Agjencia e Kadastrës.

Nga Kadastra thonë se ky regjistër do të rrisë transparencën, ndërsa qytetarët dhe investitorët do të ketë mundësi të njëjta për të blerë një pronë e cila veç më është sekuestruar. Në fazën e dytë pritet që regjistri të plotësohet edhe me të dhënat nga ana e përmbaruesve, Ministrisë së Financave dhe punonjësve falimentues.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...