SHQIPTARËT E LLABUNISHTËS JANË SI TË VELESHTËS

SHQIPTARËT E LLABUNISHTËS JANË SI TË VELESHTËS
(reagim ndaj shkrimit ,,A do mund t’i fitojnë shqiptarët Strugën dhe Kërçovën,, të datës 25/Prill/2017)

Shkenca që merret me rrena thashetheme dhe të pavërteta quhet Gjithologji, kurse njerëzit që merren me këtë shkencë quhen Gjitholog.Struga ka një të tillë,që po naj përzien punët e po naj bën lëmsh,tani kohët e fundit po naj bëhet më katolik se Papa,ky pra është kryetari i deges se partis Besa në Strugë.
Nuk po e kuptoj në cilin mulli doni ta çoni ujin o zotni Gjitholog?!- Çka doni të tregoni me këta shkrime pikërishtë në këtë kohë kur shqiptarëve më shumë se çdo herë tjetër ju duhet uniteti,dhe ja del një si ti në skenë dhe rrënon çdo gjë.
Asnjëri nga kryetarët shqiptar të komunës së Strugës,nuk i ka quajtur ,,torbesh,,vëllezërit tanë musliman,por përkundrazi neve kemi qenë dhe do jemi gjithmonë bashkë në të mirë e në të keqe,kjo që po e them është argument i pamohueshëm,nëse ti nuk e ke ditur atëhere ke probleme serioze!
Për sa i përket shkarkimit të kryetarit të këshillit,ti nuk e ke as idenë më të vogël se cilat janë shkaqet! Prandaj mos na mbaj gajlen dhe mos u mundo të përçash shqiptarët në shqiptar të Llabunishtit,Oktisit Podgorcës,Veleshtës,Dollogozhdës dhe gjithë Strugës me rrethinë,neve jemi një.Këtë muhabet skalite mirë në tru,dhe neve e dimë shumë mirë se cili kryetar i njeh dhe i don më shumë shqiptarët!Struganët kanë dëshmuar,dhe kanë ditur në të kaluarën,e dinë edhe tani se si duhet votuar,prandaj mos u mbërzit shumë,neve dim vetëm të bashkohemi,kurse juve që përpiqeni të përçani jeni të dështuar.
NASI ISTREFI
VELESHTË-STRUGE/Strugalajm.comStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...