Reklamo ketu!

Taravari i LR-PDSH-së me agjendë të ngjeshur në SHBA

Dr.Arben Taravari, sekretari Gjeneral Lëvizjes për Reforma -PDSH qëndron për një vizitë të shkurtër në SHBA i ftuar në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Në këtë konferencë marrin pjesë shumë kongresmen, dhe zyrtar të lartë amerikan në mesin e tyre edhe Zëvendës Sekretari Amerikan për Europë dhe Azi Z. Hojt Brajan Ji, Kongresmeni z. Chairman Rohrabacher në mesin e të cilëve edhe ish kongresmeni dhe akualisht Kryetar Lidhjes Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi.

Në këtë konferencë ishte i ftuar përveç Dr Taravarit edhe lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela, por për shkaqe tanimë të njohura pas incidentit në kuvend me 27 Prill dhe për shkak të rekomandimit të mjekëve të Selës për të qëndruar në kurim shtëpiak deri në përmirësimim e plotë të gjendjes shëndetësore të z. Sela në moment të fundit është anuluar udhëtimi i tij.

Në agjenden e Dr.Taravarit janë paraparë takime me përfaqësues të Kongresit, Departamenti i Shtetit, ekspert të Ballkanit, udheheqës të disa organizatave si dhe takime me përfaqësues të shumë organizatave të diasporës Shqiptaro-Amerikane.

Në këtë konferencë z Taravari do të ju ofroj panelistëve informacione të dorës së parë rreth gjendjes në Maqedoni dhe sidomos për zhvillimet aktuale politike dhe përkushtimin e subjektit që përfaqëson për zgjidhjen e shpejt të krizës, formimin e qeverisë reformatore në Maqedoni .

Qendra për Informim LR PDSH