Vetëm 25% e qytetarëve kanë qenë nëpër pushime!

Gjithnjë e më pak qytetarë të Maqedonisë kanë mundësi të shkojnë në pushime. Vetëm 25 % e qytetarëve kanë qenë në pushime verore ose dimërore, derisa pjesa dërmuese e qytetarëve kanë mbetur në shtëpi, njofton Gazeta Koha duke u bazuar në të dhënat e hulumtimit “Udhëtimet e banorëve të vendit 2016”, e realizuar nga Enti shtetëror për statistikë. Numrat e publikuar në hulumtim tregojnë se gati 75% e qytetarëve nuk kanë qenë në pushim, derisa 25.4% kanë udhëtuar diku nëpër Maqedoni apo jashtë vendit. Në analizën e Entit shtetëror për statistikë nënvizohet se pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë qenë në pushime kanë dalë jashtë shteti. Në fakt, 61% kanë qenë në Greqi, pastaj Mal të zi dhe Shqipëri. Thuajse 30% kanë pushuar në Maqedoni, ndërsa 9.18 % e popullatës kanë qenë në pushime edhe brenda edhe jashtë vendit. Megjithatë, pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë qenë në pushim, pushimi u ka zgjatur shtatë ditë apo 14 ditë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...

Related Articles