Zaevi shprehu pakënaqësi dhe revolt me veprimin e Talat Xhaferit dhe BDI-së në mbrojtje të Trajko Veljanovskit?!

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se parlamenti dje është dashur që ta ndjek praktikën e deritanishme në raport me vendimet në lidhje me marrjen e imunitetit të deputetit dhe ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Velanovski. Me këtë vlerësoi se është dëshmuar se të gjithë deputetët janë të njëjtë dhe do t`i mundësohet gjykatës që të vendos, transmeton Almakos.

StrugaLajm

“Procedurat dhe rregullat duhet që të vlejnë për secilin deputet njëjtë pa dallim nëse ai është ish kryetar i Parlamentit ose jo, pasi që duam që qytetarëve t`i japim porosinë se janë të njëjtë para ligjit, ndërsa tjetra është punë e organeve të hetuesisë. Parlamenti duhet që ta vazhdoje praktikën e deritanishme. Në raport me atë që ndodhi shprehim pakënaqësi të madhe dhe revolt”, deklaroi Zaev. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...