– Stuhia e madhe ka hequr kulmin e shkollës “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Zhilivod të Vushtrrisë. Sipas dëshmitarëve, nga shiu dhe stuhia e sotme ka edhe dëme tjera në këtë fshatë. Kryetari Xhafer Tahiri ka njoftuar se për fat të mirë askush nuk është lënduar.