148.000 euro një shtetasi të Maqedonisë i cili vinte nga Gjermania ia kanë konfiskuar në Tabanovc

Një 72-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare Preshevë-Tabanovc i janë konfiskuar 148.000 euro, që doganierët serbë i kanë gjetur në një automjet të tipit “Mercedes” me targa gjermane me të cilin ka udhëhtuar në Maqedoninë e Veriut gjatë vikendit, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç ka njoftuar Dogana e Serbisë, personi në fjalë ka deklaruar se nuk ka se çfarë të paraqesë përveç gjërave personale dhe 10.000 eurot e lejuara, por me kontroll të detajuar doganierët kanë gjetur gjithsej 158.000 euro në prerje prej 500 dhe 200 euro në një xhaketë në sediljen e pasme të “Mercedesit” dhe në një valixhe nën sediljen e automjetit.StrugaLajm

“10.000 euro menjëherë i janë kthyer udhëtarit, aq sa lejohet të barten në kesh sipas dispozitave ekzistuese dhe të BE-së, derisa për shumën tjetër vendosi në procedurë të shpejtë gjykata përkatëse. Udhëtari është gjobitur dhe përgjithmonë i janë marrë 148.000 euro të pa paraqitura”, thonë nga Dogana.StrugaLajm

Ata rikujtojnë se “nëpërmjet kufirit është e lejuar që të bartin deri më 10.000 euro” dhe se vlerat mbi këtë shumë “patjetër duhet që të paraqiten tek organet përkatëse me provë të vlefshme për prejardhjen e parave”.

In : Aktuale

Loading...
loading...