I ra pllaka e mermerit në kokë në varreza, humb jetën 67-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë pasdite në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Një 67-vjeçar humbi jetën ndërsa po transportonte një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit dhe dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...