150 vjet nga lindja e At Gjergj Fishta

… Se n’Shqipni ka djem si Zana ,

Që për mbret e troje t’veta 

Nuk u dhimbet as gjaja as jeta …

Këto ditë në mbarë trojet shqiptare u organizuan orë letrare, Akademi solemne, Konferenca shkencore etj, kushtuar shkrimtarit, studiuesit, patriotit kombëtar At Gjergj Fishta me rastin e 150 vjetorit të lindjes .

At Gjergj Fishta (23.10.1871 – 30.12.1940) është poet kombëtar, dramaturg, prozator, eseist, publicist, pedagog, klerik dhe politikan . U lind në fshatin Fishtë të Zadrimës në dekadën e tretë të tetorit të vitit 1871.  Padyshim Fishta është figura më e madhe,  më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit  X X që i dha shprehje artistike dhe kahje të reja letërsisë shqiptare të kohës , prandaj me të drejtë themi se Ai ishte mbrojtësi i paepur i interesit kombëtar. Mbrojtës i paepur dhe më i fuqishëm i idealeve atdhetare – demokratike . I formuar në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare, Fishta është njëri nga vazhduesit më autentik dhe të drejtpërdrejtë të saj, respektivisht është shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet që u krijuan në shekullin XX.  Letërsinë shqiptare, Gjergj Fishta e pasuroi me një sërë veprash të llojeve dhe gjinive të ndryshme , ndër to dallohen : Anzat e Parnasit, Pika voeset, Mrizi i Zanave , por ajo që Fishtën e bëri të njohur ndër trojet shqiptare dhe më gjërë është kryevepra Lahuta e Malcisë . 

Krijimtaria letrare e Gjergj Fishtës zen fillë me disa poezi që i botonte në revistën Albania të Faik Konicës në vitet 1899-1904. 

Lahuta e Malcisë që në brendi përmban 30 këngë me 15.563 vargje është vepra kryesore e tij dhe nga shumë studiues kjo vepër është quajtur “Iliada” shqiptare dhe është i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit . Frymëzim për të shkruar këtë vepër, Fishta mori nga malësori Marash Uci , i cili ishte bari , por dikur kishte qënë pjesmarrës në ngjarjet heroike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit . Gjykimet dhe mënyrën e interpretimit të historisë së malësorit , Fishta e shfrytëzoi që më vonë nga thënjet e tij të fillojë të shkruajë ngjarjen e lavdishme të historisë kombëtare. Një histori që zgjat që nga viti 1858 deri në vitin 1913. Botimin e veprës e filloi në vitin 1905 dhe e rrumbullaksoi si vepër të plotë në vitin 1937. Marash Uci ishte edhe protagonist në veprën e tij. Këtë e vërejmë në vargjet :

 “Te një mriz, te një lajthi, 

kishin ndodhur tre barinj. 

Dy me dhen e një me dhi ,

Njëri plak e dy të rij,

Marash Uci e bijtë e Calit

Dy djem të lehtë si shpezët e malit…StrugaLajm

… Prore Marashi djemve t Hotit , 

U kallzonte punët e motit, 

punët e motit, punë trimërie,

si shqiptari mbas lirie , 

e mbas besës e së bardhës fe 

bante dekën si me le … “ StrugaLajm

Në vepër këndohet trimëria dhe burrëria e shqiptarëve të një periudhe, të një epoke historike, ku marrin pjesë shumë heronj. Secili me tipare të veçanta kanë merita vetjake. individualitet dhe veçori specifike.  Fishta heronjtë e kësaj periudhe i ka veshur me tipare të Mujit, të Halitit dhe të Gjergj Elez Alisë,Gjergj Kastriot Skëndërbeut ,  prej të cilëve po ashtu u  frymëzua dhe gjeti burim e model për veprën.

Njëra nga poezitë më të njohura të Fishtës është poezia Gjuha Shqipe, në të cilën poeti orienton shqiptarët për të mbrojtur dhe për të kultivuar gjuhën amtare.  

“Pra , mallkue njaj bir Shqiptari. 

që këtë gjuhë të Perëndis;

trashëgim, që na la i pari, 

trashëgim s’ia len ai fëmis… “

Kontributi që Gjergj Fishta dha për të mbrojtur interesat kombëtare , për të mbrojtur gjuhën amtare ishin të shumta . Do të përmendim Fishtën si Kryetar i komisionit për hartimin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 . 

Gjergj Fishta në vitet 1919-1920 ishte sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris . 

Fishta një rol jashtëzakonisht të madh lojti edhe për  mbrojtjen e interesit të shqiptarëve që kanë jetuar dhe jetojnë jashtë kufijve të shqipërisë në konferencat ballkanike të mbajtura në Athinë – 1930, në Stamboll – 1931, në Bukuresht në 1932 dhe në Selanik në 1993 . 

Gjergj Fishta së bashkë me Luigj Gurakuqin në vitin 1916 në Shkodër formuan “Komisionin letrar” , qëllimi i të cilit ishte themelimi i një gjuhe të përbashkët letrare të shqipes, që më vonë u bë realitet në Kongresin e Drejtshkrimit të shqipes të mbajtur në Tiranë në vitin 1972. 

Ishte koha kur në trojet shqiptare dhe në vendet  e shqiptarëve jashtë trojeve të tyre u themeluan shoqata të ndryshme . Në Shkodër në atë kohë , Fishta së bashku me atdhetarin Preng Doçi , themeluan shoqërinë letrare “Bashkimi” me propozim alfabetin e të cilës morën pjesë në Kongresin e Manastirit. 

Edhe pse i anatemuar nga sistemi komunist për një periudhë mbi 40 vjeçare, vepra, kontributi, sakrifica për të mirën e kombit dhe të gjuhës shqipe gjeti vendin që e meriton në letrat shqipe. Ishte mbrojtës i flaktë i gjuhës shqipe. Kërkonte gjuhë të përbashkët, të unifikuar për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë , sepse përmes saj do tu njohë edhe bota mbarë .

… N’për gjuhë shqipe bota mbarë 

ka me ju njohtë se ç’fis ju kini ,

ka me ju njohtë për shqyptarë ;

trima n’za , sikurse jini  “. 

RESUL BEKTESHI 


Loading...
loading...