2000 euro për çdo shofer që vuajti të ftohtin, në Greqi nuk mbaron me kaq

Pranimi i tërthortë, por shumë i qartë i përgjegjësive të mëdha për vuajtjet e mijëra drejtuesve të mjeteve në autostradën në Greqi, është dorëheqja mbrëmjen e së martës i drejtorit të kompanisë koncesionare, Vassilis Chalkias.

Pas pranimit të dëmshpërblimit mësohet se drejtuesi i kompanisë ka dhënë dorëheqjen si përgjegjës për mosmenaxhimin e mirë të situatës.

Mediat greke shkruajnë se imazhet e turpit me shoferët e bllokuar dhe të braktisur ishin një arsye e rëndësishme e dorëheqjes.

Kompania u detyrua fillimisht, paraditen e djeshme, të pranonte kërkesën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për dëmshpërblim prej 2000 euro për çdo shofer që vuajti për orë të tëra në rrugë.StrugaLajm

Më pas, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit , Kostas Karamanlis, vendosi të ngrejë një komision hetimor që do të shqyrtojë se çfarë përgjegjësish ka kjo kompani dhe për të evidentuar çdo shkelje nga ana e saj.

In : Aktuale

Loading...
loading...