27 qytetarë të Strugës u gjobitën se nuk mbanin maskën anti-Covid 19

Policia gjobiti 35 qytetarë të Ohrit dhe 27 qytetarë të Strugës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në 24 orët e kaluara, në rajonin e SPB Ohër, policët konstatuan 87 shkelje për mos-mbajtjen e maskes (Ohër-35, Strugë-27, Kërçovë-19, Dibër-06). ”Atyre u është lëshuar urdhër-pagese për kundërvajtje sipas Nenit 6 paragrafi 1 i Dekretit me fuqi ligjore për mbrojtjen personale të personit me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes ngjitëse Covid-19. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e policisë në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryen 27 kontrolle në hotelierinë dhe objektet e tjera, informon Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB- Ohër.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...