300 mijë euro i konfiskohen një gruaje shqiptare

Rreth 300 mijë euro i janë sekuestruar një gruaje vlonjate.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro”, njofton Policia e Vlorës.

Paratë dyshohet se ishin përfituar nga aktivitete kriminale.StrugaLajm

Materialet hetimore për rastin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtojnë të njëjtat burime pa dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...