35 vjet nga vrasja e Inajet Istrefit 19 vjeçarit nga Veleshta gjatë shërbimit në APJ,vëllai i vetëm i gjashtë motrave

Sot 35 vite më parë, më datë 12 qershor 1986 në ora 13,30 minuta, u shua jeta e një djali 19 vjeçar.
Dora çetnike e një çetniku nga Knini, i ashtuquajtur epror i Inajet Fuat Istrefit nga Veleshta e Strugës, deri sa ishte duke bërë roje, dora e zezë e çetnikut zbrazi një karikator plumbash mbi trupin e Inajetit të pafajshëm.
I vetmi faj i Inajetit ishte pse ishte shqiptar dhe vëlla i vetëm i gjashtë motrave dhe duhehte të përmbushet platforma e mbylljes së derës ë shtëpive të shqiptarve ku kishte vetëm një djal dhe prandaj gjatë viteve 1981-1990 i kthyen në arkivole mbi 120 djem të ri shqiptar nga ajo e zeza APJ.
Sot në 35 vjetorin e rënies tënde ne të kujtojmë me zemra të thyera dhe nuk të heqim nga zemrat tona, sepse ti ishe drita e syve tonë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për TY VËLLA, DAJ DHE MIK I DASHUR DHE I PAHARRUAR INAJET.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...