46 udhëtarë nga Maqedonia vdesin në aksident, mësohet emri i agjencisë turistike

Mediat bullgare nga orët e hershme të mëngjesit kanë zbuluar emrin e agjencisë turistike, autobusi i cilës u aksidentua në autostradën Sofje – Blagoevgrad, ku humbën të paktën 46 udhëtarë.

Sipas “24 casa.bg” autobusi është nga agjencia turistike “Besa Trans” nga Shkup, që po organizonte ekskursione turistike për në Stamboll.

Aksidenti fatal ndodhi në orën 3 të mëngjesit të sotëm, ku humbën jetën 46 udhëtarë, mes tyre 12 fëmijë nën moshën 18 vjec.(INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...