517 raste të reja me Kovid-19 në RMV

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institut të Shëndetit Publik informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2699 testime dhe janë rregjistruar 517 raste të reja me Covid-19.

Nga numri i përgjitshëm që janë pozitiv 72 raste janë riinfektime /

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit 9 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 18 shkurt deri 21 shkurt 2022.

Ndërkaq ISHP ka regjistruar 1.022 pacientë të shëruar.StrugaLajm

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid 19 shkon në 296.229, prej të cilëve 282.604 janë shëruar, ndërsa 8.918 kanë ndërruar jetë.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 4.644.

/KlanMacedonia/

In : Aktuale

Loading...
loading...