68 jetë u shpëtuan sivjet në Strugë dhe Ohër!

 Shpëtuesit e ujit këtë verë kanë shpëtuar 68 jetë. Nga mbytja në ujë kanë shpëtuar fëmijë, njerëz të dehur etj. Numër më të madh të intervenimeve ka pasur në Strugë, 58 persona janë shpëtuar nga mbytja në ujë, kurse 20 në plazhet e Ohrit.

Tridhjetë prindër humbën fëmijët e tyre në plazh, për fat të mirë të gjithë janë gjetur. Këtë verë kanë vdekur vetëm 4 persona, prej të cilëve tre kanë pësuar atak në zemërn kur kanë qenë në ujë dhe një ka vdekur si pasojë e rënies nga anija me pedale.

“Më e çmuar se jeta e njeriut nuk ka dhe askush nuk mund që të luajë me të, as institucionet, as individët, ne për këtë shkak jemi këtu që të veprojmë”, thotë Sasho Toçkov kryetar i Kryqit të Kuq, Ohër.StrugaLajm

Njësia e Sigurisë në Ujë, sezonin e sivjetëm e ka përfunduar me më shumë se njëmijë ndërhyrje në asistencën mjekësore në plazhet e Ohrit. Pushuesit kanë pësuar  goditje nga i nxehti, të fikët, goditjet e ujit, lëndime të ndryshme dhe thyerje kockash nga kërcimet në ujë.StrugaLajm

“Kryqi i kuq si një institucion sipas ligjit është kompetente për t’u kujdesur për ujin dhe për malin në rajonet turistike dhe për shkak të kësaj ne nuk mund të sanksionojmë askënd, por ne theksojmë dhe tregojmë se si është situata dhe çfarë masash të ndërmarrin”, shton Toçkov.

Shpëtuesit janë heronj të vërtetë, falë angazhimit të tyre veteve të fundit janë shpërtuar mijëra jetë njerëzish në plazhe./

In : Aktuale

Loading...
loading...