81 vjeçari italian nuk mund ta vizitonte gruan në spital, i bën muzikë nga rruga

Në pamundësi për ta vizituar gruan e tij të sëmurë në spital, 81-vjeçari Stefano Bozzini vendosi të dilte në rrugë për të bërë serenada me fizharmonikën e tij.

Momenti prekës u kap në video nga djali i tyre Maurizio dhe që atëherë është bërë virale, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Derisa, Carla Sacchi, me të cilën është i martuar që 47 vjet shikonte nga një dritare e katit të dytë të spitalit në Castel San Giovanni, një qytet në rajonin verior të Italisë Emilia-Romagna, ai luajti një përzierje të këngëve të dashurisë në fizharmonikën e tij më poshtë.StrugaLajm

Atë e hapi me “Spanish Eyes” nga Engelbert Humperdinck, para se të luante një përzgjedhje të të preferuarave të gruas së tij.

In : Aktuale

Loading...
loading...