87.784 turistë në qershor e kanë vizituar Maqedoninë

Në Maqedoni në qershor të këtij viti ka pasur 84.778 turistë të cilët kanë realizuar 197.016 bujtje, që është për 18,1 për qind më shumë turistë dhe për 14,6 për qind më shumë bujtje në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve vendorë në qershor të këtij viti është rritur për 4,1 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2016, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 24 për qind. Turistët vendorë kanë realizuar për 8,1 për qind, ndërsa të huajt për 18,2 për qind më shumë bujtje.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i turistëve është rritur për 12,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku te turistët vendorë ka rritje për 11,4 për qind, ndërsa te ata të huajt për 13,1 për qind. Në këtë periudhë numri i bujtjeve është rritur për 12,5 për qind. Te turistët vendorë ka rritje për 9,7 për qind, ndërsa te të huajt për 14,3 për qind.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...